Flash News

KRYESORE

Napoli i dashuruar pas shqiptarëve, afron lojtarin e radhës

Napoli duket se ka një dashuri të madhe për shqiptarit. Elseid Hysaj vazhdon të jetë pjesë e skuadrës, ashtu si afrimi më i fundit Amir Rrahmanin që do t'i bashkohet në verë Gattusos.

Marash Kumbulla mbetet objektiv i madh, por së fundmi ka dalë në skenë dhe emri i Kleis Bozhanajt. Ai është pjesë e Empolit dhe Napoli ka shfaqur interes për sulmuesin e krahut.

Lojtari është pjesë e Shqipërisë U-19 dhe me skuadrën e Empolit numëron 10 takime dhe ka dërguar një herë topin në rrjetë. Vjet ishte titullar me 23 takime dhe shënoi 2 herë. Kalimi te Napoli do të ishte hap i madh në karrierën e tij.

Të fundit