Flash News

KRYESORE

Napoli-Inter, publikohen formacionet zyrtare

Napoli-Inter, publikohen formacionet zyrtare

Napoli-Inter do edhe më pak se një orë të nisë. Kjo është kryendeshja e kësaj jave në Serie A. Zikaltrit duan ta fitojnë me patjetër këtë sfidë delikate, sepse Juventusi sot kaloi në vendin e parë me fitoren 4-0 ndaj Cagliarit.

Trajneri Antonio Conte do të jetë përballë Gennaro Gattusos dhe djemve të tij. Skema e trajnerit të Interit nuk ndryshon, vetëm disa emra: Bastoni e nis nga minuta e parë në mbrojtje, ndërsa Biraghit dirigjon në mesfushë.

Hysaj sot është titullar, ndërsa për pjesën tjetër të 11-shit komentet janë të tepërta, sepse skema e teknikut Gattuso nuk ka pësuar asnjë ndryshim tjetër. Ja formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Candreva, Vecino, Brozovic, Gagliardini, Biraghi, Lukaku, Martinez

Napoli: Meret, Hysaj, Di Lorenzo, Manolas, Rui, Fabian, Allan, Zielinski, Callejon, Insigne, Milik

Të fundit