Flash News

KRYESORE

Napoli mban turrin e Messit, Barcelona vijon me mallkimin Itali

Napoli mban turrin e Messit, Barcelona vijon me mallkimin Itali

Napoli sot barazoi 1-1 ndaj Barcelonës në Champions League. Tani gjithçka është lënë e hapur për ndeshjen e kthimit në Camp Nou, sepse në shtëpinë e napolitanëve nuk është vendosur asgjë pas këtij rezultati.

Barcelona ka që prej vitit 2006 që nuk fiton në Itali dhe sonte nuk e theu dot këtë “mallkim”. Napoli luajti me qetësi, duke qëndruar shumë mbrapa në mbrojtje. Djemtë e trajnerit Gattuso nuk e tepruan shumë me mbajtjen e topit dhe kjo i ndihmoi për të gjetur golin të parët.

Mertens shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen katalanase dhe tregoi klasin e tij duke shënuar një gol fantastik në hyrje të zonës “alla Messi”.

Barcelona e mori veten shpejt dhe gjeti golin e barazimit me francezin Griezmann në minutën e 57-të. Semedo dha një asist fantastik nga djathta dhe kampioni i botës e kishte shumë të thjeshtë ta shndërronte në gol.

Napoli provoi deri në fund të shënonte sërish, aq sa thuajse e gjeti rrugën e rrjetës, por Ter Stegen bëri një mrekulli. Barcelona humbi paksa toruan dhe kjo u pa me kartonin e kuq që mori Vidal. Ndeshja u mbyll 1-1, kështu që duhet të presim ndeshjen e kthimit.

Të fundit