Flash News

KRYESORE

Napoli mposht edhe Romën në “Olimpico”, Lacion befason Juventusin në Torino

Napoli mposht Romën në “Olimpico”, vendos Insigne. Tetë ndeshje po kaq fitore për Napolin në Serie A, duke i bërë një nisje të jashtëzakonshme kampionatit këtë sezon. Skuadrës së Sarrit i mjaftoi një gol i shënuan nga Insigne në minutën e 20 për të dalë i fituar nga transferta e vështirë e Romës.

Edhe pse sfida luhej në “Olimpico”, Napoli ishte ai që dominoi takimin, ku ta paktën në pjesën e parë pati, përveç golit, pasi edhe disa mundësi të tjera për të thelluar avantazhin.   Ndërkohë, për Romën mund të veçohet minuta e 84, kur Dzeko pati një mundësi të shkëlqyer, kur pas një goditje nga këndi goditi traversën e Napolit. Megjithatë në fund ishin napolitanët që triumfuan.

Ndërsa Lazio i shkaktoi humbjen e parë Juventusit në Serie A, duke e mposhtur 1-2 në Torino, me dy gola nga Immobile. Por përveç sulmuesit italian, një meritë të jashtëzakonshme në këtë fitore të bardhekaltërve pati edhe portieri shqiptar, Strakosha, i cili përveç pritjeve fantastike gjatë gjithë takimit, arriti të ndalte edhe Dybala nga pika e 11-metërshit në minutën e 97. Portieri shqiptar është vlerësuar si një nga më të mirët në fushë për Lazion, pasi përveç 11-metërshit, realizoi edhe disa pritje shpëtimtare. Strakosha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Lazio në këtë fillim sezoni në Serie A.

Sot janë ndeshjet e tjera për serinë A, në javën e tetë:

Fiorentina  -  Udinese (ora 12.30)

Dhe në orën 15.00”

Bologna -  SPAL 2013

Cagliari -  Genoa

Crotone - Torino

Sampdoria - Atalanta

Sassuolo - ChievoVerona

20:45 Inter -  AC Milan

Me këtë tre pikësh, Napoli udhëheq renditjen i vetëm në kuotën e 24 pikëve, 5 më shumë se Inter, Juventus dhe Lazio, që janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 19. Javën e ardhshme, Napoli do të pres në shtëpi skuadrën e Interit, një tjetër sfidë e vështirë për të besuarit e Sarrit.

Të fundit