Flash News

KRYESORE

Napoli përcakton blerjen e parë, kushton 16 mln euro

Napoli përcakton blerjen e parë, kushton 16 mln euro

Napoli e ka përcaktuar emrin e parë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për marokenin Sofyan Amrabat, i cili luan te Verona dhe që po shkëlqen kampionatin italian.

Ai ka vetëm gjashtë muaj që luan në Serie A. Verona e ka huazuar nga Club Brugge me të drejtë blerjeje për 3,5 mln euro. Napoli për këtë lojtar do të paguajë gjithsej 16 mln euro.

Kontrata që Napoli ka përgatitur për marokenin vlen deri në vitin 2024 dhe paga e tij do të jetë 2 milionë euro në sezon. Verona, ndërkohë, duhet të paguajë 3,5 milionë eurot te Club Brugge për blerjen përfundimtare të lojtarit.

Të fundit