Flash News

KRYESORE

Nard Ndoka ironizon drejtorin e Ramës: Jap salla me qira për fejesa e syntelliqe

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka është bërë pjesë e reagimeve të shumta dhe të atyre që kundërshtojnë projektligjin për shembjen e teatrit dhe në vend të tij të ngrihet një kullë shumëkatëshe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka poston një foto të drejtorit të teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili ironizon duke shkruar se jep salla teatri me qira për gëzime të ndryshme familjare.

Postimi i Ndokës:

“Kinema Partizani, kullë; kinema 17 Nëntori, kullë (bingo).

Premtimi i Ramës: “Do projektoheshin prodhimet e Holliëood-it”!

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, kullë.

Teatri Kombëtar, katër kulla!

Me të njëjtën logjike për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio.

Stadiumit për fat të keq nuk i doli njeri përzot, foli Opozita, por vetëm kaq!

po i dalin Zot shumë aktorë; çfarë po trondit planin tashmë të miratuar nga Rama!

Unë jam me Robert Ndrenikën!”

Të fundit