All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nard Ndoka: Kjo qeveri do rrëzohet nga Perëndia

Nard Ndoka: Kjo qeveri do rrëzohet nga Perëndia
All - Paragraf - 1

Deputeti i PDK-së Nard Ndoka ka komentuar situatën e krijuar ditët e fundit.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se kjo qeveri nuk rrëzohet me vota as me protesta por vetëm nga Perëndia.

“Unë kam besuar shumë kohët e fundit, se kjo qeveri nuk rrëzohet me vota, as me protesta, as nga opozita, as nga drejtësia, por vetëm nga Perëndia!”, shkruan ndër të tjerash Ndoka.

Postimi i Nard Ndokës

Zoti do vendosë drejtësi në këtë vend!

Unë kam besuar shumë kohët e fundit, se kjo qeveri nuk rrëzohet me vota, as me protesta, as nga opozita, as nga drejtësia, por vetëm nga Perëndia!

Kur Rama mendoi se kishte finalizuar çdo gjë: Fitore plebishitare, asfiksim të opozitës, gjymtim të LSI, privatizim të ekonomisë, skllavërim të drejtësisë, miklim të ndërkombëtareve; më shumë se kaq nuk kishte ëndërruar, as kur ishte nën efektin tymues!

Të gjithë u frikësuam: populli heshti, opozita përpëlitej, drejtësia po kapitullonte, institucionet u ngrinë, presidenti noterizonte, ndërkombëtarët humbën, shoqëria civile flinte e kazanët zienin ‘supë falas’!

Vend pa shprese, pa perspektivë, pa të ardhme, në prag kapitullimi dëshpërues; sa turp, sa keq, sa pa fat, uzurpim, heshtje, frike, pendesë reflektim dhe përsëri dëshpërim!

Zoti vonon, por nuk harron!

Italia, Katania, antimafia, prokuroria, opozita, kuvendi, Sajmiri, Rama, Habili, Zagani, të gjithë folën. Zoti i ndihmoftë!

Zoti do flasë shqip!

Besimi në Zot, nuk vdes kurrë!

Të fundit