Flash News

KRYESORE

Nard Ndoka llogari Ramës: Flet si drejtues OJF-je; pse sulmon kompaninë e ish-deputetit të LSI

Nard Ndoka llogari Ramës: Flet si drejtues OJF-je; pse sulmon

Kreu i Partisë Demokrastiane, Nard Ndoka ka komentuar turin e kryeministrit Rama, i cili në disa panaire pune është shprehur se ka shumë vende të lira punë por nuk ka profesionist.

Përmed një statusi në ‘Facebook’, Ndoka shkruan se Rama nuk duhet të flasë si drejtues OJF-je, por të nxisë dhe financoje bashkëprojekte me kompani të mëdha për mbeshtetje, që në bankat e shkollës për nxënës të ekselencës.

Po ashtu, Ndoka përmend edhe kompaninë ‘Neranxi’, e cila është në pronësi të ish-deputetit të LSI-së, Nikollaq Neranxi.

“Kompania “Neranxi”, ka hapur shkollë e kurse për profesionistë të fushës, por KMR nuk e promovon, nuk e financon, nuk e falenderon, por e sulmon madje edhe me antireklame. Pse ndodh kjo tek “Neranxi”, apo kompani të tjera? Vetëm sepse kanë qënë kritikë ndaj qeverisë, sistemit të taksave, TVSH-së për bizneset e vogla”, ka deklaruar Ndoka.

Statusi i plotë:

Dy mandate si Kryeministër, tre si Kryetar Bashkie dhe akoma vazhdon e flet si opozitar, apo me keq akoma si drejtues OJF-je.

Qeveria dhe vendi ka punë, por kërkon profesionist për ta drejtuar!

Numri i familjeve të varfëra po rritet çdo ditë, numri i të papunëve shumohet, shpresa dhe e ardhmja venitet çdo ditë e më tepër.

Ka punë, por nuk ka specialista; sllogan qeveritar!

E para, te ishte për specialist, do ishte edhe vete KMR pa punë.

E dyta, specialistat i krijon dhe orienton tregu, si rregullator efikas dhe qeveria me politikat e saj.

Por çfarë politike ka ndërmarrë qeveria dhe KMR; për orientimin, mbështetjen, financimin dhe përgatitjen e specialistëve të rinjë?

Qeveria duhet të hapë kurse dhe shkolla profesionale të orientuara sipas tregut dhe perspektivës.

Qeveria duhet të nxisë dhe financoje bashkëprojekte me kompani të mëdha për mbeshtetje, që në bankat e shkollës për nxënës të ekselencës.

Pra politika orientuese, stimuluese e obliguese për garanci dhe mbështetje me kontrata afatgjata (studentë-qeveri-kompani).

Por KMR (Kryeministri Rama) ka zgjedhur të bëjë; shakatorin, disfatistin dhe fallgjorin, duke i demoralizuar të rinjt dhe këdo që ka nevojë jetësore për një punë çfardo qoftë ajo.

Ka Kompani që janë tē orientuara në treg, që përgatisin specialiste të fushave të ndryshme, që i paraprijnë të ardhmes, por KMR promovon slloganin; “ka punë por ska specialistë”!

Kompania “Neranxi”, ka hapur shkollë e kurse për profesionistë të fushës, por KMR nuk e promovon, nuk e financon, nuk e falenderon, por e sulmon madje edhe me antireklame.

Pse ndodh kjo tek “Neranxi”, apo kompani të tjera?

Vetëm sepse kanë qënë kritikë ndaj qeverisë, sistemit të taksave, TVSH-së për bizneset e vogla dhe politikave agresive dhe frymës antibiznes.

Zoti KMR, specialista ka, dëshirë dhe nevojë për punë ka, por nuk ka politika nxitëse, orientuese dhe projekte afatgjatë e afatshkurtër nga qeveria aktuale dhe për fatin e keq, as nga qeveria përpara kësaj.

Ndaj, qeveria dhe vendi ka punë, por kërkon specialist për ta drejtuar!

 

Të fundit