Nard Ndoka: Reforma zgjedhore shumë e rëndësishme, do të marrim pjesë

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka deklaroi se opozita do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, për t’u ulur në tryezën për Kodin Zgjedhor.

“Unë ftesën e ambasadorit të OSBE e konsideroi pozitive. Edhe vetë OSBE e kupton se opozita jashtë parlamentit, e ka një arsye politike që është aty ku është, e respekton për peshën që ka, për atë që përfaqëson.

Për ne është shumë e rëndësishme reforma zgjedhore, nuk është ajo që është shkaktare e krizës. Ne kemi platformën tonë. Sot nuk jemi jashtë parlamentit për Kodin Zgjedhor. Me këtë kod, Rama i ka blerë zgjedhjet. Duhet një ndëshkim i këtyre hajdutëve. Ne do të marrim pjesë në tryezën për Kodin Zgjedhor, por problemi është Rama dhe jo Basha.”, tha Ndoka në emisionin “Arena” në Oranews.