Flash News

KRYESORE

Nard Ndoka rrëfen si u njoh me gruan dhe planet për martesë: Dua të bëj një dasmë të dytë

Kreu i PDK, Nard Ndoka ka rrëfyer si rrallë herë marrëdhëniet dhe se si u njoh me bashkëshorten e tij Kozeta.

Në një intervistë në emisionin ‘Rudina”, çifti Ndoka tregon se kanë 30 vjet të martuar dhe se historia e tyre e dashurisë ka nisur që në moshë të vogël, për shkak se dy familjet e tyre kishin miqësi me njëra-tjetrën,

“Ne jemi njohur shumë herët, pasi kam qenë në klasë me motrën e Nardit dhe familjet tona kanë patur miqësi me njëra-tjetrën. Pastaj gjërat rrodhën normalisht dhe sot kemi 30 vite martesë bashkë. Nardi ma kishte vënë syrin që herët”, u shpreh Kozeta, e cila bashkë me politikanin Nard Ndoka gëzojnë katër fëmijë.

Nga ana tjetër, Nardi tregon se si erdhi njohja me bashkëshorten e tij të ardhshme dhe planet për një dasmë të dytë, për shkak se dasmën e parë e ruan vetëm me disa foto kujtime.

“Babai im ka qenë mik me babain e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte “mëkat” nëse t’i shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jeshë nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër.

Më pas erdhi dasma që filloi rreth 2 javë përpara dhe kemi patur një dasmë me më shumë se 300 persona. Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi. Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë”, u shpreh Nard Ndoka.

Të fundit