Flash News

KRYESORE

Nard Ndoka: Standard tepsie! Marrëveshja Rama-Basha ra!

Nard Ndoka:  Standard tepsie! Marrëveshja Rama-Basha ra!

 Edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar lidhur me publikimin e emrave të ministrave të rinj. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se në këtë qeveri kanë ardhur në pushtet ministra të korruptuar dhe anonimë, ndërsa shton se marrëveshja Rama-Basha ka rënë, teksa opozita s’ka asnjë rol kontrollues në Kuvend.

“Maxhoranca e tepsisë asgjë të re!

Ministra të korruptuar dhe disa të tjerë anonimë.

Opozita pa rol kontrollues në Kuvend (tre komisione periferike), marrëveshja Rama-Basha ra; ose kaloi lumin, “të dhjefsha kalin”!

Standard tepsie!”, shkruan Ndoka.

Të fundit