Flash News

KRYESORE

NASA shkatërroi provat e molekulave organike në Mars; gabimi u rregullua 40 vite më pas

NASA shkatërroi provat e molekulave organike në Mars; gabimi u

Edhe të mëdhenjtë gabojnë dhe NASA nuk bën përjashtim.

Në fakt mund të ketë qenë pikërisht një gabim i saji që ka shkatërruar provat e pranisë së molekulave organike në Mars të mbledhura në vitin 1976 nga sonda “Viking”.

Një dështim që shkatërroi ëndrrat e gjahtarëve të jetës aliene duke bllokuar për gati 20 vite kërkimet në hapësirë.

Arsyet e këtij dështimi historik i ka nxjerrë një analizë që u zhvillua gati 40 vite më pas nga “Curiosity”, roboti i NASA-s që në qershor arriti të tregojë ekzistencën e molekulave organike në Planetin e Kuq.

Sipas rezultateve të këtij kërkimi të publikuar në revistën shkencore “Journal of Geophysical Research”, “molekulat organike të mbledhura nga sonda Viking janë degraduar kur kampionët e tokës marsiane u ngrohen për t’iu nënshtruar analizave të kromatografit të gazit që ishte i instaluar në bord. Nxehtësia kishte ndezur perkloratin, një përbërës toksik që në atë kohë ende nuk njihej, duke shkatërruar kështu çdo molekulë organike të kampionëve të mbledhur”.

Sigurisht që mësimi i marrë me “Viking” shërbeu për të përmirësuar instrumentet në kërkim të jetës jashtëtokësore.

Tashmë teknika e kromatografit të gazit është braktisur dhe në robotin “Curiosity 2020” do të përdoren instrumente me teknologji lazer.

Të fundit