Flash News

KRYESORE

Nasip Naço: KLD, llumi i sistemit të drejtësisë

Nasip Naço: KLD, llumi i sistemit të drejtësisë

Deputeti Nasip Naço ka paralajmëruar se LSI nuk do ët votojë projektligjin që parashikon emërimet e studentëve, prokurorë.

“Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të votojë këtë ligj, që i hap udhë emërimeve nepotike në sistemin e drejtësisë. Nuk mund të emërohen studentët, prokurorë nga ana e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, pasi më vonë ata do të përdoren për vota, por edhe për ndere e favore”, deklaroi Naço nga selia e LSI-së.

Ish-ministri i Drejtësisë ka hedhur akuza edhe në drejtim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke e cilësuar si llumin e sistemit të drejtësisë.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë është llumi i sistemit të drejtësisë shqiptare. Si ish ministër kam dërguar 48 raste për të paktën 24 gjyqtarë që duheshin shkarkuar, por ky KLD më ka mbështetur në vetëm 4-5 raste”, u shpreh Naço.

Të fundit