Flash News

KRYESORE

Nasip Naço: Po blihen vota, policia nuk ndërhyn

Nasip Naço: Po blihen vota, policia nuk ndërhyn

Nasip Naço kandidati i LSI në Qarkun e Beratit, ka denoncuar përmes një letre drejtuar titullarëve të institucioneve, ambasadorit të SHBA dhe vëzhguesve të OSBE/ODIHR, blerjen e votave.

 Ish­ministri i Drejtësisë thotë se problem nuk është vetëm blerja e votës, por edhe mos ndërhyrja e policisë.

LETRA

Të nderuar! Ministër i Brendshëm, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ambasador i SHBA, Përfaqësues të OSCE/ODIHR Qytetarëve të qarkut Berat Krimi si asnjëherë ka dalë në rrugët e Beratit dhe Policia e Shtetit është strukur nëpër zyra dhe po funksionon vetëm policia e “Rilindjes” e cila i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit për të zhveshur uniformën e shtetit dhe për të dalë e për të grumbulluar vota sëbashku me botën e krimit. Paguhet për vota që nga Kandidatët e “Rilindjes” tashmë të damkosur ( bashklidhur foto ) me vulën e turpit duke blerë vota. Ndërkohë që organet ligjzbatuese duhet ta kishin mbaruar detyrën e tyre vijon presioni e kërcënimi me armë i anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Të fundit