Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nata e panikut/ Si ranë njerëzit në grackën e një paralajmërimi të rremë
Pasditen e së shtunës me datë 21 shtator Shqipëria u godit nga një tërmet 5.8 ballë i shkallës Rihter dhe me intensitet 7.5 ballë. Sipas sizmiologëve, ky ka qenë tërmeti më i madh që ka prekur vendin tonë në këto 30 vitet e fundit. Në të gjithë Shqipërinë u raportuan dëme të shumta dhe mbi 105 të lënduar. Dëmtime të shumta ka edhe në godinën e Fakultetit të Gjeologjisë, ndërkohë që dy pallate një në Tiranë dhe një në Durrës janë ndarë më dysh.
Tërmete më të vogla pasuan pas tij duke krijuar panik tek qytetarët, të cilët dolën në rrugë për t’u futur në shtëpitë e tyre vetëm gjatë mbrëmjes. Por një panik akoma më i madh ishte ai mbrëmbjes së të dielës, ku pas një tërmeti 4.4 ballë, disa media dhanë një lajm të rreme se pas tij, në orën 23.30 do të binte një tërmet tjetër akoma më i madh se ai i së shtunës.
Sipas raportimit të këtyre mediave, tërmeti do të ishte 6 ballë dhe ata i referoheshin në shkrim sizmologut grek, Akis Tselentis.
Këtë lajm e kishte përforcuar edhe një lajmërim i ministres së Arsimit, Besa Shahini që njoftonte se shkollat 9-vjeçare e të mesme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nuk do të zhvillojnë mësim ditën e hënë.
Në mbrëmje ishte ministrja Olta Xhaçka që njoftoi se është marrë vendimi që po kështu të jenë pushim edhe kopshtet dhe çerdhet e qarqeve në fjalë. Gjithashtu, pushim do të kenë edhe punonjësit e administratës që kanë fëmijë në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në këto qarqe.
Intervista e sizmologut grek Akis Tselentis për Top Channel
Gjithçka nisi nga një intervistë e sizmologut grek, Akis Tselentis, për televizionin Top Channel, i cili e komentoi veprimtarinë sizmike të së shtunës në Shqipëri me përqendrimin e një sasie të madhe energjie në këtë zonë.
Në vlerësim të situatës, Tselentis tha se tërmeti kryesor kaloi dhe nuk do të ketë të tjerë, por nuk e kundërshtoi mundësinë e lëkundjeve të tjera, të cilat mund të rezultojnë të rrezikshme për banesat që janë dëmtuar nga goditja e tërmetit të parë.
“E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shëmbet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme”, tha sizmologu grek për Top Channel.
‘Syri.net’ dhe gazeta ‘Shekulli’ botojnë lajmin e sizmiologut grek, por me disa 'shtesa'
Kësaj interviste të sizmiologut Akis Tselitis dhënë për Top Channel i është dhënë jehonë edhe nga media të tjera, ndër të cilat edhe portali Syri.net.
Por titulli që këto dy media përdorën për këtë lajm i paralajmëronte qytetarët se në orën 23.30 të mbrëmjes së të djelës do të binte një tjetër tërmet me magnitudë 6 ballë. Një informacion ky që nuk figuronte në intervistën e sizmiologut grek dhënë për Top Channel.
Lajmi krijoi panik tek qytetarët e Tiranës, të cilët dolën menjëherë nga shtëpitë e tyre. Ata përpiqeshin të largoheshin në zona të hapura, larg ndërtesave të larta nga frika e shembjes së këtyre të fundit.
Një nga zonat më të populluara mbrëmjen e së djelës ka qenë ajo e Liqenit Artificial, ndërsa në zonën e ‘Don Boskos’ kisha katolike strehoi banorët e asaj lagjeje në hapësirat e saj sportive, duke ngritur edhe çadra.
Lajmi i përhapur nga 'Syri.net' dhe 'Shekulli' u përgënjeshtrua menjerë duke u cilësuar si një lajm i rremë dhe kriminal.
Reagimet e sizmologut Ormeni, kryeministrit Rama dhe Ministrisë së Mbrojtjes
Pas lajmit të rremë për një tërmet 6 ballësh në orën 23.30 foli për mediat eksperti i Sizmiologjisë, Rrapo Ormeni.
Ai tha se s’ka nevojë për panik sepse tërmetet nuk mund të parashikohen me orar të saktë dhe se rreziku i madh ka kaluar.
“Ja unë përshembull s’kam lëvizur fare nga shtëpia. S’ka asnjë lloj rreziku. Lëkundjet e lehta do vazhdojnë por goditja më e madhe ka kaluar”, sqaroi eksperti duke u bërë apel qytetarëve të rrinë të qetë në shtëpitë e tyre.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët e pergjenjeshtruan lajmin dhe duke thënë se është një lajm i rremë për të përhapur panik.
“Ky është një fake news kriminal për të përhapur panik dhe çdo idiot që shkruan për parashikime tërmetesh thjeshtë duhet neveritur”, shkruante Rama.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes sqaroi qytetarët se: “Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor. Gjithcka po tentohet te behet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale.”
Policia bën ndalimin e gazetarëve që përhapën lajmin e rremë
Pas kësaj ka reaguar edhe policia, e cila ka bërë shoqërimin e gazetarëve që përhapën panik me lajmin që detyroi qytetarët e Tiranës të dilnin nga shtëpitë e tyre. Policia shoqëroi gazetarin e portalit ‘Syri.net’, Aurel Rakipllari dhe gazetaren e gazetës ‘Shekulli’, Daniela Grrica.
“Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin ‘Syri.net’ dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do të ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët, të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Tiranës kanë shoqëruar në polici gazetarin e portalit ‘Syri.net’, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grrica e ‘Shekullit’, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku tek qytetarët”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
A mund të parashikohet një tërmet?
Sizmiologu Rrapo Ormeni deklaroi për mediat se tërmeti nuk mund të parashikohet as në Shqipëri dhe as në vende të zhvilluara të botës.
Pas një tërmeti me magnitudë 5.8 ballë si ai që ra të shtunën në Shqipëri, tërmetet 4-5 ballësh që pasojnë më vonë janë normalë dhe nuk ka vend për panik.
Sipas Ormenit, kjo ndodh për të vendosur në ekuilibër zonat sizmologjike ku është ndjerë tërmeti kryesor. Specialistët e Sizmiologjisë thonë gjithashtu se, se nuk ka gjasë që pas një tërmeti të madh, magnituda e tërmeteve pasuese të vijë në rritje.
Referuar tërmeteve që ranë në vend pas atij me magnitudë 5.8 ballë dhe intensitet 7.5 ballë, sizmologu thotë se këto lëkundje janë të lehta dhe nuk shkaktojnë dëm të madh, duke sqaruar se do të ketë edhe pas-goditje.
“Nuk do ketë më lëkundje të madhe 5.8. Lëkundje të vogla do të ketë, por nuk do të ndihen, janë pa rrezik për qytetarët”, tha Ormeni.
Gjithashtu, edhe sipas sizmologut Llambro Duni tha se këto dukuri natyrore nuk mund të parashikohen, duke sqaruar se është normale që pas një tërmeti të madh, të pasojnë lëkundje të tjera më të lehta. “Sa më i fortë tërmeti, aq më shumë zgjasin pasgoditjet”, tha Duni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38