Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Nata para betejës, çfarë fsheh kënga e Podrick në 'Game of Thrones'
Mbrëmë është transmetuar në HBO seria e dytë e sezonit final të "Game of Thrones". Një seri plot emocione e cila i paraprin një beteje mes jetës dhe vdekjes, çka është dhe tematika e kësaj finaleje të serialit më të ndjekur televiziv në gjithë botën.
Një nha skenat më emocionuese ishte i Jaime-t me Brienne-n dhe tipat emocional u përlotën. Fill pas, ishte Podrick, tashmë shërbyesi i i Brienne-s, i cili na surprizoi me zërin e tij.
Një këngë kaq e bukur, e cila është enkas për këtë natë të fundit mbi tokë, natën para betejës. Kjo është "Jenny`s Song", një nga disa këngët e mbetura të "Akulli dhe zjarri" i George R.R Martin, që nuk ishte kënduar në "show". Më shumë kuptimplotë për lexuesit e librit, versioni i Pod-it përmban fjalë që nuk i kanë dëgjuar më parë.
Në libër përmendet vetëm një vije melodike: "Lart në sallat e mbretërve që janë zhdukur, Jenny do të vallëzojë me fantazmat e saj".
Tradita e një kënge në natën para betejës është, me gjasë, aq e vjetër sa vetë beteja. Për fansat e librit, kjo këngë ka një kuptim për një nga karakteret e librit "Fantazma e Zemrës" një magjistare e drurëve që ka ëndrra profetike shumë të sakta.
Disa lexues te librave të George R.R Martin, mendojnë se këtë këngë në fakt e ka shkruar vetë Princi Rhaegar. Ai e këndoi këtë këngë në një festë, gjë që e bëri mamanë e Jon Snoë, Lyanna Stark, të qante. Kjo duket të ketë qenë dhe fillesa e tyre e dashurisë dhe shumë mendojnë se ishte pikërisht kënga "Jenny" që bindi Lyannën.
Sidoqoftë, kjo është një këngë e lidhur me dashurinë e Rhaegar dhe Lyannës, origjinës së Jonit dhe Dany-it, profecisë Azor Ahai, atyre të dënuar për vdekje, dhe atyre që do të jetojnë për t'i kujtuar ato.
Kjo finale me shumë gjasa do të jetë një nga më të dhimbshmet, disa heronj do të humbim por kush do të jetëojë që të mbajë zi për ta?