Flash News

KRYESORE

“Natën e mirë botë, unë po zhdukem”, 22-vjeçarja gjendet e vdekur pas postimit në ‘Instagram’

Një 22-vjeçare është gjetur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj, disa ditë pasi postoi në ‘Instagram’ fjalët, “Natën e mirë botë, unë po zhdukem”.

Policia ishte munduar të kontaktojë 22-vjeçaren, Mollie Horton nga Pembrokeshire e Uellsit, pasi miqtë e saj ishin shqetësuar nga postimi që ajo kishte bërë.

Pasi u gjet e vdekur në banesën e saj, policia konfirmoi se vdekja e të resë nuk po trajtohet si e dyshimtë. Gjithashtu bëhet me dije se 22-vjeçarja ishte nënë e një vajze 3-vjeçare me emrin Lilli. Ndërkohë nuk mungojnë as komentet e miqve të saj në ‘Facebook’, “U prehsh në paqe… nuk mund ta besoj këtë që bëre… shpresoj të jesh mirë në paqe tani”.

Të fundit