Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Aleanca Euroatlantike e Veriut (NATO) shpreh shqetësimin se bota nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa ishte duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Victoria të Zelandës së Re tha se “aneksimi i Gadishullit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014 ka qenë rezultat i rritjes së garës në mes të fuqive të mëdha”.
Sipas tij përveç garës mes të fuqive të mëdha, dy sfidat kryesore me të cilat përballet sot NATO janë terrorizmi dhe siguria kibernetike.
“Këto sfida të cilat po e bëjnë botën më të paparashikueshme dhe më të pasigurt. Interneti po e ndryshon në thelb natyrën e konfliktit, sikurse revolucioni industrial që e ndryshoi natyrën e konfliktit të para Luftës së Parë Botërore”, tha Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s fajësoi edhe Rusinë për shkeljen e traktatit të vitit 1987 për armët bërthamore, duke vendosur raketa të reja, një pretendim që Moska e mohon.
Gjithashtu ai shprehu shqetësimin për vendimin e Turqisë për blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.