Flash News

KRYESORE

NATO ka dalë ‘jashtë mode’ për Macron, krijohet aleanca ushtarake me 10 fuqi evropiane; 3 shtete e refuzuan

NATO ka dalë ‘jashtë mode’ për Macron, krijohet

Për evropianët duket se NATO ka dalë ‘jashtë mode’ dhe në kontinent po krijohen gjithnjë e më shumë aleanca ushtarake që sfidojnë autoritetin e aleancës së atlantikut.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është duke krijuar një aleancë ushtarake me pjesëmarrjen e fuqive evropiane dhe disa shteteve të tjera që kanë rëndësi strategjike për kontinentin.

‘Iniciativa e ndërhyrjes Evropiane’ do të bashkojë ushtritë e Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Danimarkës, Holandës, Belgjikës dhe Estonisë, për të reaguar ndaj emergjencave dhe është gjithashtu një përpjekje për të mbajtur britanikët të angazhuar në Evropë pas procesit të ‘Brexit’

Gjithsesi, në Berlin ka skepticizëm për këtë nismë, duke qenë se ajo i kundërvihet projektit ushtarak ‘PESCO’, i firmosur nga 23 shtete të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda kanë refuzuar propozimin e Macron për t’u bërë pjesë e angazhimit të ri ushtarak.

Të fundit