Flash News

KRYESORE

NATO uron në shqip 'një Vit të Ri të lumtur dhe me paqe'/ Video

NATO uron në shqip 'një Vit të Ri të lumtur dhe me

NATO-ja, Aleanca e Atlantikut të Veriut, ka uruar të gjitha vendet e saj anëtare me një mesazh me video në të gjitha gjuhët e tyre. E veçanta e saj është se video-urimi fillon në gjuhën shqipe me fjalët: "Në këtë periudhë të vitit..."dhe vazhdon më pas me gjuhët e të gjitha vendeve të tjera anëtare të NATO-s.

Në mesazh thuhet se "në këtë periudhë të vitit, ne mendojmë për familjet e të dashurit e gjithkujt prej nesh, kujtojmë kohët e mira që kemi kaluar dhe e hedhim vështrimin përpara drejt një të ardhmeje të ndritshme, e cila sjell sfida, por që ndeshin në fuqinë tonë, bashkimin...etj.

Në fund të mesazhit shfaqet vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e mbyll me urimin: "Një Vit të Ri të lumtur dhe me paqe".

Mesazhin e NATO-s e ka publikuar në Twitter, edhe Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ia ka kthyer përshëndjen:  "Gëzuar Vitin e Ri nga Shqipëria" shoqëruar me hashtagun "Ne jemi NATO".

 

 

Të fundit