Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Aleanca ushtarake veri-atlantike (NATO) ka vendosur që të shtrijë ndikimin e vet edhe në hapësirë. Kjo do të jetë fusha e pestë që aleanca do të veprojë, pas ajrit, tokës, detit dhe hapësirës në internet. Vendimi u morr nga 29 aleatët para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.
“NATO nuk ka qëllim të vendosë armë në hapësirë. Hapësira është thelbësore për mbrojtjen e Aleancës dhe për pengimin, për paralajmërimin e hershëm dhe për fluturimin në hapësirë. Rreth gjysma e 2,000 satelitëve në orbitën e Tokës u përkasin anëtarëve të NATO-s”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, duke shtuar se qëllimi ishte mbrojtja.
Por sulmet ndaj satelitëve të vendeve anëtare mund të konsiderohen një provokim, nga ku mund të ketë kundërpërgjigje tha ambasadori amerikan në NATO, Kay Bailey Hutchinson. Krerët e shteteve dhe qeveritë do të takohen në një samit më 3-4 dhjetor në Londër.