Flash News
Shtyhet sërish procesi për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Nazarko: Kurti mund të firmosë marrëveshjen e kërkuar nga SHBA me Serbinë
Analisti Mentor Nazarko mendon se kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti mund të firmosë një marrëveshje me Serbinë deri në prill të 2020-ës, që kërkohet me ngulm edhe nga SHBA-ja.
“Intervistat e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, veçanërisht këto të fundit. Ka thënë dy gjëra që duhen mbajtur shënim, e para: po ne mundemi brenda afatit të prillit që më është kërkuar nga SHBA të firmos një marrëveshje ku të ketë një pikë, të ketë mos sulmim midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Në fakt është shumë po të nënshkruhet ajo, por po u hap rruga që të nënshkruhet një marrëveshje që s’ka vetëm një pikë, por ka disa pika. E dyta ai ka thënë që: shiko unë nuk janë kundër idesë së rishikimit të territoreve, por mbasi Serbia të na njohë ne si shtet.”, tha Nazarko në Abc news.
Analisti mendon se Kurti mund të aprovojë rishikim ose shkëmbim pasi Serbia të na njohë . “Marrëveshja është urgjente sepse Kosovës i kursen energji të tepërta, siç është sigurimi i njohjeve”.