Nazarko: Shumica i ka kapur të gjitha pushtetet, kasta e gjyqtarëve e korruptuar

Analisti Shpëtim Nazarko është i shqetësuar se të gjitha pushtetet janë të kapura nga shumica në vend. Por ai shton se procesi për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, po monitorohet nga ndërkombëtarët, të cilët duan që ky institucion dhe e gjithë Reforma në Drejtësi të jetë e suksesshme.

“Personalisht mendoj që kasta e gjyqtarëve, nuk mund të themi se është më pak e korruptuar për shkak se ata kanë përfituar nga interesat vetjake të klasës politike. Duke bërë ligje që kanë çuar në vrasje 10 mijë veta për pronën, politika ka bërë sehir me gjyqësorët”, tha Nazarko për Abc News.

Në lidhje me konfliktin Dvorani – Meta, mendoj se i pari është zgjedhur si kokë turku.

“Dvorani është zgjedhur si kokë turku, respektoj vendimin e tij i cili është në syrin e vëzhguesit të ndërkombëtarëve. Ndoshta ndërkombëtarët janë përzier me dëshirën e mirë që Shqipëria të ecë përpara”, tha Nazarko.

Ai mendon se në funt ë përplasjes, mund të kemi shkarkimin nga parlamenti të presidentit.

“Meta e di më mirë se ne, se ku është fundi i kësaj loje, që nuk është vetëm shkarkimi i tij, por edhe dobësimi i LSI-së”, tha Nazarko, që këshilloi kreun e PD-së, Lulzim Basha që të krijojë një front të përbashkët nëse do të fitojë zgjedhjet.