Flash News

KRYESORE

Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Një shkrimtar dhe një përkthyese kanë qenë dy fituesit e mëdhenj të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2016, përkatësisht Idlir Azaizaj dhe Diana Kastrati. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, IDLIR AZIZAJ fitoi Çmimin e madh letrar për vitin 2016 me novelën dramaturgjike“Shekspirotët” Botime Toena.  Motivaconi i jurisë: "Vepra më e mirë e Letërsisë Shqipe" për vitin 2016, i jepet shkrimtarit Idlir Azizaj për veprën "Shekspirotët" të shkruar në një zhanër që ndërthur imagjinatën groteske me peizazhin dramaturgjik. Rezultati është një tekst ku thuren me nerv dhe humor të zi në unitet mjedisi i trazuar shqiptar i shekullit XXI me një stil moderniteti". 

Po sipas MK, DIANA KASTRATI është fituesja e Çmimit për Përkthimin 2016 me romanin “Kanali Musolini”i Antonio Pennacchi-t, botuar nga shtëpia botuese Dituria. Motivacionin i jurisë: "Përkthimi më i mirë" për vitin 2016, për sjelljen në një shqipe sa të bukur e të pastër aq shprehëse dhe të begatë të romanit". 

Fituesit u përzgjodhën nga juria: Primo Shllaku, Flutura Açka, Elsa Demo, Bajram Karabolli dhe Lisandri Kola, që me këtë përzgjedhje i ofrojnë publikut një listë librash shumë të mirë, të cilat duhen blerë për vete e pastaj duhen ndarë me miq. 

Të fundit