Flash News

KRYESORE

Ndahen Selena Gomez dhe The Weeknd. A është Justin Biber arsyeja?

Ndahen Selena Gomez dhe The Weeknd. A është Justin Biber arsyeja?

Po përflitet se këngëtarja Selena Gomez është ndarë nga i dashuri i saj The Weeknd. Ata kanë qenë në një lidhje dashurie prej 10 muajsh, por sipas TMZ gjithçka ka përfunduar.

Kur Selena u fotografua duke kaluar kohë me ish-të dashurin e saj Justin Bieber, me të cilin mendohet se ka ruajtur shoqërinë, filluan dhe dyshimet për një ndarje mes saj dhe The Weeknd.

Të dy kaluan mëngjesin në hotelin ku qëndronte Bieber, ndërkohë që The Weeknd vazhdon turneun muzikor.

“Selena dhe Abel nuk kanë shkuar mirë muajt e fundit. Kanë kaluar një periudhë të keqe gjatë turit të The Weeknd dhe xhirimeve të Selenës, e kjo çoi në ndarjen e tyre”,- u shpreh një burim për “People”.

Por ka diçka tjetër shumë interesante pasi javën e kaluar, këngëtarja 25-vjeçare është parë 3 herë me ish-in e saj Justin Bieber. Madje të dielën janë fotografuar duke ngrënë mëngjes bashkë në LA.

 

 

Të fundit