Flash News

KRYESORE

Ndahen zyrtarisht, Liam Hemsworth firmos divorcin me Miley Cyrus

Ndahen zyrtarisht, Liam Hemsworth firmos divorcin me Miley Cyrus

8 muaj pasi kurorëzuan dashurinë e tyre 10-vjeçare në martesë, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ky lajm i shokoi fansat pasi dukej sikur martesa e tyre po shkonte shumë mirë deri kur dy javë më parë u mësua që martesës së tyre i kishte ardhur fundi.

Burime për "E!News" kanë bërë me dije se vendimi i ndarjes është përfundimtar dhe Liam ka shkuar të firmosë dokumentet për divorc nga Miley. Në dokumente është cituar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin ndryshimet e papajtueshme mes tyre, megjithëse më herët u mësua se Miley po përpiqej ta shpëtonte martesën.

Sipas “E!News”, data e divorcit ende nuk është caktuar, megjithatë procedurat s’do të zgjasin shumë pasi Miley dhe Liam kanë bërë që në fillim një kontratë paramartesore.

Ndërkohë pas lajmit të divorcit, Miley Cyrus është parë duke u puthur me partnerën e saj të re, Kaitlynn Carter, me të cilën po përjeton një romancë dashurie.

 

Të fundit