Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur

Aktori dhe regjisori i teatrit dhe i estradës së Vlorës, Qirjako Sava është ndarë nga jeta. Ai ka vlera të veçanta në aktivitetin krijues dhe profilin artistik të teatrit.

Sava është vlerësuar me titujt “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe “Naim Frashëri” nga presidenti i Republikës. Talentin e shfaqi fillimisht në vitin 1946 kur ishte në shkollën tregtare, ku aktivizohej në “Ora gazmore” që organizohej mbi bankën kombëtare në qendër të qytetit.

Ai u kthye në një aktor e regjisor profesionist me një kontribut të madh në artin e Vlorës me një krijimtari të pasur artistike.

Të fundit