Ndahet nga jeta aktori hollivudian Tab Hunter

Është ndarë nga jeta aktori hollivudian Tab Hunter. Hunter ka pësuar një atak kardiak, duke ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

Kujtojmë që Hunter u bë i famshëm që në vitet 1950. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, të afërmit e tij dhanë lajmin e hidhur.

“Lajm i keq. Tab ndërroi jetë sonte, 3 ditë para 87-vjetorit. Ju lutem bëni homazhe dhe lutuni për të”. Miku i tij, Allan Glaser i kontaktuar nga “The Hollyëood Reporter” konfirmoi se aktori ishte në Kaliforni kur pësoi atak kardiak të shkaktuar nga mpiksja e gjakut.

Aktori Hunter ka lënë gjurmë në Hollywood me filma si “Saturday Island” dhe “Damn Yankees”.