Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan që luajti Jul Cesar dhe Sam Loomis

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan që luajti Jul Cesar dhe Sam Loomis

Aktori i njohur amerikan, John Gavin, i cili u bë i famshëm për rolet e tij në filmin historik ”Spartacus” dhe atë horror ”Psycho”, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare.

Sipas “The Independent”, mësohet se Gavin prej kohësh vuante nga leuçemia dhe vdiq nga komplikacionet në mushkëri. Përveç rolit të tij, Sam Loomis, tek horrori i Alfred Hitchcockut “Psycho”, ai shkëlqeu edhe te thrilleri i David Miller ”Midnight Lace”, te drama e Douglas Sirkut “Imitation of Life”, ndërkohë që luajti edhe Jul Cezarin te filmi i Stanley Kubrick “Spartacus”.

Gavin ka qenë edhe ambasador i SHBA-së në Meksikë gjatë presidencës së Ronald Reagan.

Të fundit