Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta aktori i njohur “Luginës së Ujqërve”

Publiku shqiptar e ka njohur atë nëpërmjet serialit “Lugina e Ujqërve”, por në të vërtetë ky ishte një ndër projektet e fundit ku mori pjesë aktori veteran i kinematografisë turke, Kuzey Vargin, i cili u përcoll për në banesën e fundit.

Ai është një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke, i lindur në vitin 1940, Vargin nisi karrierën e tij kinematografike në vitet 1960 dhe ndryshe nga shumë aktorë të “Yesilçam”, i rezistoi kohës duke luajtur edhe në “epokën e serialeve”.

Së fundmi ai luajti rolin e “Adil Esrefoglu” në serialin “Lugina e Ujqërve”. Veterani i kinematografisë turke vuante nga tensioni i lartë dhe qëndroi në reanimacion në provincën bregdetare të Muglas për më shumë se një muaj për shkak të mosfunksionimit të veshkave.

Të fundit