Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta aktori i njohur Mërkur Bozgo

Ndahet nga jeta aktori i njohur Mërkur Bozgo

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare aktori i njohur Mërkur Bozgo. Bozgo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Mërkur Bozgo lindi më 24 mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës, ndërkohë nga publiku shqiptar do të mbahet mend për dhjetëra role të luajtura në kinematografi dhe teatër.  

Në kinematografi roli i tij i parë ishte në kinokomedinë televizive "Estrada në ekran" në vitin 1968. Roli më i fundit i aktorit ishte ai i hoxhës në filmin "Gjoleka, djali i Abazit", në vitin 2005.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

  • Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
  • Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
  • Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
  • Tela për violinë (1987), Andoni
  • Stolat në park (1988), Drejtori
  • Bolero (1997), Klienti i Evelines
  • Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
  • Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua

Të fundit