Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta aktorja e dhjetra roleve, Marika Kallamata

Është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeçare aktorja e njohur e dhjetra roleve në teatër dhe kinema Marika Kallamata.

Ministria e kulturës Elva Margariti njofton në “Facebook” se homazhet do mbahen nesër në ambientet e arTurbinës nga ora 11:00 deri në 13:00.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Biografia

Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930.

Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaft role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë.

Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet.

Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena.

Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë.

Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Rolet ku luajti

Një baba tepër (2000) (TV)

Vitet e pritjes – (1990)

Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës

Gabimi (1986)

Fillim i vështirë – (1986), nëna e Zanës

Kur hapen dyert e jetës – (1986), nëna e Bardhylit

Ëndërr për një karrige (1984) – Ishja

Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës

Kur xhirohej një film (1981)

Fëmijët e saj (1957)

Të fundit