Ndahet nga jeta “Coli” i filmit ‘Debatik’

Aktori shqiptar Shpëtim Zani i njohur për rolin e tij të famshëm “Coli” në filmin ‘Debatik’ ka ndërruar jetë. Zani ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Lajmi është bërë me dije nga miqtë e tij në rrjetet sociale ku kanë shprehur dhimbjen e madhe për të dashurin e tyre.

Ai luajti krah personazhe më të spikatur të artit si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe shumë aktorë të tjerë të mëdhenj të kinematografisë shqiptare.