Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së

Ndahet nga jeta Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së

Është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili mbante postin e kreut të Federatës të Futbollit të Kosovës. Lajmin e kanë e konfirmuar për mediat e Kosovës familjarë të Vokrrit. Raportohet se kreu i FFK-së ka patur probleme me zemrën dhe është dërguar në spitalin e Prishtinës për mjekim, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Fadil Vokrri lindi më 23 korrik 1960 në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës. Ai njihet si "legjenda e futbollit kosovar" dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë.

Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola.

Të fundit