Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta gazetari i njohur, Hashim Thaçi: Lajm i trishtë!

Ibrahim Rexhepi, gazetar dhe ekonomist i njohur ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e përzemërta.

Ibrahim Rexhepi prej disa muajsh ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Para dita vitesh ai la gazetarinë dhe u anëtarësua në Aleancë Kosova e Re, ku në zgjedhjen e fundit ka qenë edhe kandidat për deputet.

Për ndarjen nga jeta të Rexhepit ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një postim në Tëitter shkruan: “Lajm i trishtë vdekja e gazetarit të njohur Ibrahim Rexhepi. Ishte i çmuar dhe i vlerësuar prej të gjithëve. Ngushëllime familjes dhe tërë komunitetit të gazetarëve. HTH”.

Të fundit