Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ish-ministri Dritan Prifti

Ndahet nga jeta ish-ministri Dritan Prifti

Është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë e gjakut dhe kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri pas mjekimit që mori në Gjermani. Dritani ishte baba i katër fëmijëve të mitur.

Prifti ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2009-2011 dhe ministër i Energjetikës nga viti 2009 deri në vitin 2010. 

Dritan Prifti ishte autor i një prej ngjarjeve më të bujshme në historinë e politikës shqiptare të tranzicionit, kur në vitin 2010 publikoi një video ku shihej, në atë kohë zv/Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta, teksa bisedonte për përfitime për shkak të postit. Publikimi i video-skandalit solli shkarkimin e tij si ministër dhe më pas prodhoi ngjarjet e 21 janarit 2011.

Pavarësisht përpjekjeve personale, Prifti nuk arriti të hyntë në Kuvend si deputet i pavarur në zgjedhjet e vitit 2013.

Të fundit