Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ish-zonja e parë e Amerikës, dedikim prekës nga familja

Ndahet nga jeta ish-zonja e parë e Amerikës, dedikim prekës nga

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare ish-zonja e parë e Amerikës, Barbara Bush, gruaja e ish-presidentit  George H.W Bush.

Ajo ishte një figurë e rëndësishme e një dinastie politike në SHBA që përfshinë dy faza presidenciale në familjen e saj, fillimisht të të shoqit George H.W Bush, nga viti 1989 deri në vitin 1993 dhe më pas nga i biri, i cili u zgjodh në vitin 2000 dhe shërbeu si president i 43-të i vendit.

Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kohë e fundit e refuzoi edhe trajtimin mjekësor, duke kërkuar që të zëvendësohet me përkujdesje në shtëpi.

Nga ana tjetër familja ka dhënë lajmin e trishtueshëm përmes një dedikimi prekës.

“Nëna ime e dashur na la ne moshën 92 vjeçare. Laura, Barbara, Jenna dhe unë jemi të trishtuar, por shpirtrat tanë janë te qete pasi e njohim atë. Barbara Bush ishte një Zonje e Parë e mrekullueshme dhe një grua ndryshe nga cilido tjetër që solli butësi dhe dashuri  për miliona njerëz. Për ne, ajo ishte shumë më shumë, faleminderit të gjithëve për lutjet dhe dëshirat tuaja të mira”, shkruan ish-presidenti Bush.

Të fundit