Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta kampioni i Formula 1

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare Legjenda e Formula 1, Niki Lauda.

Lauda fitoi kampionatin e F1 në 1975 dhe 1977 me Ferrarin dhe përsëri në 1984 me McLaren. Ai ndërroi jetë të hënën, tetë muaj pas kryerjes së transplantimit të mushkërive.

Lauda është konsideruar si një nga drejtuesit më të mirë të sportit ndonjëherë dhe në vitin 1976 u dogj keq kur u rrëzua gjatë Grand Prix gjerman, por bëri një kthim të shpejtë në gara vetëm gjashtë javë më vonë.

Në një deklaratë, familja austriake tha: ‘Me trishtim të thellë, njoftojmë se Niki ynë i dashur ka vdekur në mënyrë paqësore me familjen e tij të hënën’.

 

Të fundit