Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta këngëtari i grupit britanik, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Ndahet nga jeta këngëtari i grupit britanik, gjendet i vdekur në

Këngëtari dhe lideri i grupit britanik "Prodigy", Keith Flint, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare në rrethana ende të paqarta.

Sipas "BBC", artisti u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Dunmow, Essex, sot në mëngjes.

Ndërkohë, ai që konfirmoi vdekjen e tij ishte grupi "Prodigy", nëpërmjet një deklarate ku shpreheshin se Keith ishte një novator dhe një  legjendë të vërtetë".

"Nuk mund të besoj se po e them këtë, por vëllai ynë Keith ndërroi jetë. Jam i zemëruar, i hutuar dhe me zemër të thyer", shkruan Liam, një nga pjesëtarët e grupit.

Ndërkohë nuk kanë munguar as reagimet nga fansat e tij, të cilët kanë "pushtuar" rrjetet sociale me mesazhe ngushëllimi.

Të fundit