Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta këngëtarja e grupit “The Cranberries”

Dolores O’Riordan, këngëtarja e grupit të famshëm “The Cranberries”, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur publicisti i këngëtares, por pa sqaruar shkaqet e kësaj vdekjeje të papritur.

Mësohet se këngëtarja ndodhej në Londër për një regjistrim të shkurtër, por për shkaqe që ende nuk janë të qarta, ka ndërruar jetë.

“Familjarët janë të shokuar nga lajmi i papritur, por ndërkohë kërkojnë privatësi në këtë moment të vështirë”, thuhet në deklaratën zyrtare të publicistit pas lajmit të hidhur.

 Këngëtarja irlandeze, që spikati me timbrin e veçantë dhe origjinalitetin në muzikë, drejtoi grupin drejt një suksesi ndërkombëtar në vitet ’90. Dolores është vlerësuar si një prej kantautoreve më të talentuara të viteve ‘90. Për 13 vjet me radhë ‘The Cranberries’ u kthye në një prej grupeve më të përlqyera.

 

Të fundit