Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta këngëtarja franceze France Gall

Këngëtarja franceze më famë botërorë që arriti kulmin në vitet 1960, France Gall, është ndarë sot nga jeta pas një beteje disa  vjeçare me kancerin.

Përfaqësuesi i Gall konfirmoi lajmin në një deklaratë, duke thënë se këngëtarja vdiq pas një ndërlikimi të shkaktuar nga kanceri në moshën 70 vjeçare.

Gall u shpall fituese e Eurovizionit në vitin 1965 ku përfaqësonte Luksemburgun me këngën “Wax Doll, Rag Doll”, (Poupée de cire, Poupée de son).

Gall më vonë u tërhoq nga skena muzikore pas vdekjes së vajzës së saj, Pauline, nga fibroza kistike në 1997. Ajo më vonë u shfaq në dokumentarin 2007 Tous Pour La Musique për të shënuar 15 vjetorin e vdekjes së Berger.

 

Të fundit