Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Memo Boci, mjeku që ndërtoi programin e parë të parandalimit të HIV/AIDS në Shqipëri

Ndahet nga jeta Memo Boci, mjeku që ndërtoi programin e parë

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare mjeku i njohur epidemiolog, Memo Boci.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, e cila e ka cilësuar Bocin si personin që nuk lejoi që Shqipëria të pësonte katastrofë nga HIV/AIDS dhe që  ndërtoi programin e parë të parandalimit të kësaj sëmundjeje në vend.

“Mbaj mend qe ishin dite me shi dhe ishte shkurt 1988. Prisja se kush do te ishin anëtaret e komisionit te provimit pasuniversitar te epidemiologjisë Ne ate kohe sëmundjet infektive dhe higjiena sic quhej  ishin nje departament por ndërsa per sëmundjet infektive ishin profesorët e infektivit per epidemiologjinë duhej nje komision me i gjere.

Do te jete Memo Boci me thane i cili  ne ate kohe ishte Drejtor i Përgjithshëm i Higjienës dhe Epidemiologjisë ne MSH. Do ta vendose ai se ku dhe kur. Me ne fund u la data 29 Shkurt. Memo Boci ishte legjenda e programeve dhe punëve te higjienës dhe parandalimit. Dr.Memo zakonisht vendoste qe keto provime te kryheshin ne Institutin e Higjienës si vendi kyc  i parandalimit dhe ashtu u be.  Ishte aq miqësor dhe i qeshur dhe ma hoqi menjëherë ankthin e provimit.  Pyetja e pare ishte se pse kisha zgjedhur kete nëndege dhe pastaj vazhduam me tezat e provimit.

Me pas me la nje detyre  te vecante te shoqëroja nje konsulent te famshem te OBSH te HIV/AIDS  Dr.Daniel Tarantolen ne vendet e sterilizimit te shiringave dhe me lejoi te merja pjese ne takimin përfundimtar me te ku u tha qarte se cfare  katastrofe e priste Shqipërinë po te mos merreshin disa masa.

Te cilat nje per nje Dr.Memo u përpoq aq shume dhe u morën qysh nga depistimi i gjakut, shiringat me nje perdorim etj. keto qe ne sot i marim te mirqena u vendosen me shume mund nga Dr. Memo Boci. E me vone kur ne do te paraqiteshim ne konferencen per AIDS ne Lisbone ne vitin 1990 ishte ai qe pas asnje ngurim na vuri ne dispozicion materialet qe prezantimi Shqipërisë te ishte sa me dinjitoz. Ishte Memo Boci personi qe  me dedikim nuk lejoi qe Shqipëria te pësonte katastrofe nga HIV/AIDS  dhe qe ndertoi programin e pare te parandalimit te HIV/AIDS ne vend.

Dr.Memo ishte nje person qe perqafonte cdo gje te re dhe nuk pertonte te ndihmonte te rinjte.  Ishte nje model i njeriut punetor e te perkushutar ne fushen e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen per te mesuar ne cdo kohe  themeloi shoqaten Stop AIDS qe u be pararoja e shoqerise civile per HIV/AIDS.  Nje burre i mencur dhe plot force qe do te na mungoje  shume. Shpresuam shume qe do ja dilte por nuk mundem. Pusho ne paqe profesori yne tu kesh lene uraten djemve Arianit qe nuk tu nda me sherbimin e tij, Jones e mbesave”, shkruan Bino.

Të fundit