Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta mjeku i njohur pediatër, Polikron Çela

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i fëmijëve, Polikron Çela. Pediatri mësohet se u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 81-vjeçare, ndërsa lajmin e hidhur e dha vetë familja. 

Prej disa ditësh, Çela ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme, ndërsa mëngjesin e sotëm mbylli sytë përjtetësisht.

Homazhet për nder të mjekut të njohur pediatër pritet të zhvillohen nesër nga ora 10.00-12.30 në hotel “Internacional”, pranë ish-lidhjes së Shkrimtarëve, ndërsa trupi i tij do të prehet në varrezat e Sharrës.

 

Foto e Polikronit pak ditë më parë në spital, publikuar nga i vëllai, Mitro Çela

Kush është Polikron Çela

Mjeku Polikron Çela njihej edhe si vëllai i shkrimtarit të njohur Mitro Çela.

Së fundmi, ai punonte në një klinikë private si pediatër. Lindi në vitin 1932 dhe ka ushtruar njëherësh edhe profesionin e pedagogut në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Çela ka shpërbyer për një kohë të gjatë edhe si Shef i Shërbimit të Nefrologjisë dhe si Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.

 Polikron Çela ka dhënë një kontribut me mjaft peshë në mjekësinë shqiptarë dhe është autor i disa librave mjekësor.

Të fundit