Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i QSUT-së në Tiranë

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i QSUT-së në Tiranë

Ndahet nga jeta shefi i pavionit Onkologjik te Tiranës, pranë QSUT, Agim Sallaku. Lajmi i trishtë sapo është raportuar nga Turqia dhe ka tronditur të gjithë kolegët.

Profesor Sallaku sapo ishte rikthyer në krye të detyrës, pas muajsh mungesë dhe u besua se ia kishte dalë të mposhtte sëmundjen e mundimshme.

Qeveria kishte dhënë një fond për të mbuluar pjesërisht kurimin e mjekut të QSUT-së, Agim Sallaku. Ai prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe ka pasur edhe një kurim disa mujor në Turqi.

Qeveria kishte akorduar një fond prej 2 milionë e 500 mijë lekësh të reja. 

Të fundit