Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Moderatori Keith Chegwin është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje në mushkëri.Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij. “Me zemër të thyer ju njoftojmë se Keith Chegwin ndërroi jetë, pas një sëmundje të gjatë në mushkëri, e cila ia përkeqësoi gjendjen sidomos këtë fundvit. Kathe vdiq paqësisht në shtëpinë e tij pak pas mesnate. Gruaja e tij Maria, e bija Rose dhe i biri Ted ishin pranë tij deri në momentet e fundit”, thuhet në njoftimin e familjes së tij.
Miq të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllimet për Chegwin.
Keith Chegwin e nisi karrierën e tij që në adoleshencë si aktor. Emri i tij u bë i njohur nga shfaqejet popullore për fëmijë ‘Cheggers Plays Pop’.