Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Aktorja britanike, Mya-Lecia Naylor ka ndërruar jetë në moshën 16 vjeçare. Lajmi është dhënë nga BBC, që konfirmon se Naylor ka ndërruar jetë të dielën, por nuk jepet informacion se çfarë e shkaktoi vdekjen e saj.
Edhe pse në një moshë shumë të re, Mya-Lecia Naylor kishte arritur të kthehej në një personazh të preferuar për publikun britanik dhe kryesisht për adoleshentët.
Ajo e nisi karrierën në vitin 2011-të kur ishte vetëm 9 vjeçe me serialin ‘Tati's Hotel’, për të vijuar me role të tjera. Këtë vit, Mya u shfaq në filmin ‘Almost Never’ në krah të aktores së njohur britanike, Emily Atack.