Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari i njohur

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme vokalisti i grupit të njohur të rokut “We Came as Romans” Kyle Pavone.

Lajmin për vdekjen  e 28-vjeçarit e bënë të ditur anëtarët e tjerë të grupit me anë të një postimi në Instagram.

“Sot muzika humbi një tjetër talent me vdekjen e Kyle Pavone nga “Ëe Came as Romans”. Jemi të shkatërruar nga ndarja e tij e parakohshme nga jeta. Do të na mungojë buzëqeshja e tij, sinqeriteti, shqetësimi i tij për të tjerët dhe talenti në muzikë”, shkruanin artistët.

Deri më tani nuk bëhet e ditur arsyeja  e vdekjes së tij.

Lajmi origjinal këtu 

Të fundit