Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare këngëtarja që vrau John Belushin

Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare këngëtarja

Ish-e fejuara e aktorit të njour me origjinë shqiptare John Belushi, Cathy Evelyn Smith, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mediat e huaja raportojnë se Smith kishte ndërruar jetë më 18 gusht në shtëpinë e saj në Kanada, por lajmi është bërë publik sot.

Cathy, e cila ka qenë këngëtare dhe kërcimtare, u shpall përgjegjëse për vdekjen e John Belushit në vitin 1982, teksa i injektoi të fejurit të saj gabimisht një përzierje të fortë me bazë kokaine.

Belushi ishte vetëm 33 vjeç kur gjeti vdekjen nga Smith në SHBA.

Kjo gjë u pranua edhe nga vet këngëtarja e cila më pas u dënua me 15 vite burg për vrasje të shkallës së dytë.

Kujtojmë se John Belushi ishte aktor, komedian dhe këngëtar, i cili u bë i njohur me rolin e tij në filmin "The Blues Brothers".

Të fundit