Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Princesha e Austrisë në moshën 31-vjeçare

Princesha e Austrsisë, Maria Galitzine ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re pasi pësoi aneurizëm kardiake. Pasardhësja e Perandorit Karl 1 të Austrisë, është ndarë nga jeta vetëm pak ditë para se të festonte 32-vjetrin e lindjes.

Maria jetonte në Houston të SHBA-së, së bashku me partnerin Rishi Singh, i cili është kuzhinier.

Vdekjen e Marias e ka konfirmuar dhe mamaja e saj Maria Anna.

“Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Houston, nga një aneurizëm i papritur kardiak”, tha ajo.

Të fundit