Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Reperi Lil Peep, i njohur si ylli i “Youtube” ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare. Shkaku i ndarjes së parakohshme e reperit nga jeta, emri i vërtetë i të cilit ishte Gustav Ahr, ka qenë overdoza nga droga.
Ai është gjetur në gjendje shoku nga menaxheri i tij, në autobuzin e turneut. Më pas është transportuar për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.
Vetëm një orë para vdekjes, në një video reperi deklaroi se kishte marrë ilace dhe disa substanca, duke thënë: Jam mirë, nuk jam sëmurë.”
Polici Pete Dugan i departamentit në Tucson i tha CNN: “Pasifoli me fansat në skenë ai shkoi në autobuzin e turneut, dhe dukej që kishte marrë overdozë.”
Lil Peep i cili ka lindur në Neë York në vitin 1996, u bë i njohur fillimisht me videot në Youtube, më pas e nisi karrierën muzikore duke publikuar dhe albumin e tij të parë me 1 shtator.